Përplasjet dhe tensionet nuk kanë munguar në protestën e katërt kombëtare të opozitës së bashkuar.
Burimet për mediat bëjnë me dije se nga përleshjet mes forcave të rendit të vendosura përgjatë perimetrit të sigurisë në godinën e Kryeministrisë, kanë mbetur të plagusur një efektiv policie dhe një qytetar protestues.
Me mijëra përkrahës të kampit opozitar janë mbledhur në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, në sheshin para institucionit qeveritar, duke drejtuar thirrjet “Rama Ik”, “E duam Shqipërinë si gjithë Evropa” apo “Shqiptarët e bashkuar kanë për të fituar”.