INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protesta e opozitës sot, Balla: Sjellje jo ligjore

Protesta e opozitës sot, Balla: Sjellje jo ligjore

Publikuar më: 12:23 26-02-2019

Sot pasdite Kuvendi do të zhvillojë seancë parlamentare. Seanca nis në orën 17:00, ndërsa në hyrje të Parlamentit opozita do të zhvillojë protestë. Sjellja e opozitës është komentuar nga kreu i grupit parlamentar të PS, Taulant Balla. Në një deklaratë për gazetaret nga kryesia e Kuvendit, Balla tha se seanca e sotme është vijim i seancës së programuar për ditën e enjte.

“Urdhri i kryetarit të Kuvendit për thirrje të kësaj seanca është firmosur që dje. Seanca është vijim i seancës së programuar për ditën e enjte me të njëjtën përmbajtje. Sot pasdite Kuvendi do të shqyrtojë dy vendime të rëndësishme që kanë të bëjnë me strukturën e dy institucioneve të drejtësisë së re KLGJ dhe KLP. Sa më shumë do të afrohet dita e konsolidimit të drejtësisë së re, sa më shumë afrohet dita për ngritjen e SPAK dhe BKH do të kemi këtë sjellje jo ligjore të opozitës”, tha Balla.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0038988590240479