INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PROTESTA E OPOZITËS/ Tensionohet situata, policia bën thirrje: Jo dhunës, do përgjigjemi

PROTESTA E OPOZITËS/ Tensionohet situata, policia bën thirrje: Jo dhunës, do përgjigjemi

Publikuar më: 18:14 26-02-2019

Vijon prej 1 ore protesta e radhës e opozitës para Parlamentit teksa vijon seanca plenare nga mazhoranca. Protesta është shoqëruar herë pas here me tensione dhe përplase mes policisë dhe protestuesve.

Protestuesit kanë hedhur ujë, kapsolla dhe bidona të mbushur me sodë kustike në drejtim të kordonit të policisë.
Pas këtij veprimi policia u ka bërë thirrje me megafon protestuesve që të ruajnë qetësinë dhe të ndërpresin veprimet e dhunshme, pasi do zbatojnë ligjin.

“Mos godisni Policinë. Ndërprisni veprimet e dhunshme dhe ruani qetësinë. Veprimet qe po kryeni përbejnë vepër penale. Policia do te zbatoje ligjin”- ka thërritur policia me megafon.

gomaaa.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0033421516418457