INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protesta e opozitës, zyrtarët evropian thirrje Metës: Hiqe Ramën nga qeveria

Protesta e opozitës, zyrtarët evropian thirrje Metës: Hiqe Ramën nga qeveria

Publikuar më: 18:56 26-02-2017

Sot vijon dita e nëntë e protestës së opozites, dhe kreu i PD-së, Basha ka pritur në çadrën e protestës ku ndodhen sportistë të njohur shqiptar, përfaqësues të CDU gjermane.

 “Eshtë hera e dytë që vij në grupin tuaj të mrekullueshëm dhe jam shumë i lumtur që shoh kaq shumë të rinj këtu sonte. Dhe ju keni ardhur këtu sonte se jeni të shqetësuar për të ardhmen tuaj dhe të ardhmen e Shqipërisë dhe mesazhi është: Unë dua t’ju them se në Gjermani dhe në Evropë, ne e dëgjojmë zërin tuaj dhe duam t’ju mbështesim.

Për të tërë ata që duan të mbështesin korrupsionin, dhe ju themi do t’ju mposhtim. Për të tjerët, ata që luftojmë për ligjin, ne ju themi se do ju mbështesim. Kjo është arsyeja e parë pse kam ardhur. Arsyeja e dytë është z. Basha”, tha Paul Ziemak  para protestuesve.

Ndërkohë, kryetari i Unionit të të Rinjve të Djathtë në Europë, Javier Hurtado Mira, para protestuesve në çadrën në Bulevard ka kërkuar që kryeministri Rama të shkojë në shtëpi dhe që Ilir Meta të marrë përgjegjësinë.

Ai apeloi për qeveri teknike, ndërsa i është drejtuar Metës që të marë përgjegjësinë dhe Ramës që të lërë qeverisjen.

Duke i dhënë mbështetjen Bashës, ai i kerkoi qytetarëve që ti drejtohen kryeministrit: “Shko në shtëpi”.

“Rama shko në shtëpi.  Ju nuk duhet të keni frikë. Frika na mban në shtëpi”, tha ai.

 

Article Logic
Execution time: 0.0034658908843994