INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
‘Protesta e paligjshme’, Petrit Vasili akuza Policisë së Shtetit

‘Protesta e paligjshme’, Petrit Vasili akuza Policisë së Shtetit

Publikuar më: 08:31 05-04-2018

Ashtu siç paralajmëroi më herët opozita ka organizuar sot protesta masive, duke shpallur mosbindjen civile që do të nisë me bllokimin e disa rrugëve.

Kreu i Grupit Parlamentar të LSI, Petrit Vasili i është kundërpërgjigjur me anë të një statusi në facebook, Policisë së Shtetit, e cila deklaroi se nuk do e njihte protestën e sotme pasi sipas saj nuk ka marrë njoftim ligjor dhe e konsideron si të paligjshme.

Vasili shprehet se policia shkeli çdo ligj duke dhunuar qytetarët dhe i arrestoi ata në mes të natës.

“Policia e inkriminuar shkel çdo ligj dhe që dhunon e rreh qytetarët, që i arreston qytetarët në mes të nates në gjumë,që gjakos deputetet,ka gojë dhe flet per ligj.Jazëk”, shprehet Petrit Vasili.

rtg_3.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0036740303039551