INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PROTESTA E PD/ AKEP mbyll sinjalin e telefonisë celulare: Vendim i marrë me kërkesën e...

PROTESTA E PD/ AKEP mbyll sinjalin e telefonisë celulare: Vendim i marrë me kërkesën e...

Publikuar më: 11:57 21-02-2019

Ndërsa protesta e opozitës ka nisur që prej orës 10:00 në sheshin përpara parlamentit, Partia Demokratike ka denoncuar një urdhër të AKEP.

Sipas tyre është urdhëruar ndërprerja e paligjshme e sinjalit të gjithë operatorëve të telefonisë celulare në të gjithë Bulevardin, përfshirë zonën e protestës dhe përreth Partisë Demokratike.

Por vetë AKEP në një deklaratë zyrtare njofton se ky veprim është ndërmarrë me kërkesën e Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

"Me qëllim marrjen të masave për zbatimin e detyrimeve që kanë të bëjnë me mbrojtjen e interesave të vendit dhe të sigurisë publike, Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare ka udhëzuar operatorët celulare të bëjnë ndërpreje të shërbimeve të komunikimeve elektronike në disa zona të Tiranës, nga ora 11.00 deri në orën 16.00 të datës 21 shkurt 2019".

AKEP thotë se ka vepruar në zbatim të Ligjit 9918/2008, “Për komunikimet elektronike në RSH”, i cili autorizon bllokimin e shërbimeve per nevoja te sigurisë publike.

AKEP ju kërkon ndjesë qytetarëve lidhur me kufizimet e përkohëshme të shërbimeve dhe shpreson qe situata të tilla të mos jenë të nevojshme në të ardhmen.

Opozita e bashkuar po mban sot protestën e radhës kundër qeverisë Rama, duke kërkuar një qeveri tranzitore e cila do i hapë rrugë zgjedhjeve të parakohshme. Një ditë më parë deputetët e PD, LSI e aleatët firmosën djegien e mandateve të deputetit si masën më ekstreme politike, një rast ky i paprecedentë për vendin.

Article Logic
Execution time: 0.003460168838501