INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protesta e PD, Këlliçi: Vendimin e marrin qytetarët nesër

Protesta e PD, Këlliçi: Vendimin e marrin qytetarët nesër

Publikuar më: 10:58 17-02-2017

Belind Këlliçi:
“Jam i bindur që qytetarët në atë shesh do të marrin një vendim”.
Kështu deklaroi kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike Belind Këlliçi, i ftuar në emisionin 3JAT në IN Tv. Duket se demokratët do të lënë shumëçka në dorë të qytetarëve, edhe pse në fakt edhe një ditë përpara mbajtjes së protestës së ditës së shtunë, opozita nuk ka zbardhur detaje të saj. Por për një gjë opozita është e bindur, 18 shkurti është vetëm fillimi i protestave të opozitës.
Belind Këlliçi:
“Në shesh do të jenë qytetarët që janë kundër kësaj qeverie. Në 18 shkurt qytetarët dhe Partia Demokratike do marrin një vendim të madh në shesh, e cila do të jetë një rrugë pa kthim dhe do të kulmojë në 18 qershor. Kjo betejë është për qytetarët shqiptarë, për të vendosur qytetarët të lirë. Do të ketë aksione të tjera të opozitës, do ta shihni pas datës 18 shkurt”.
Por përse demokratët kanë zgjedhur 18 shkurtin për të tubuar përballë godinës qeveritare?
Belind Këlliçi:
“Simbolika lidhet me datën 20 shkurt, që është dita e rrëzimit të bustit të Enver Hoxhës dhe 18 është data kur ka nisur greva. E rëndësishmë është se kjo protestë ka një mesazh shumë të madh, organizimin e zgjedhjeve të lira e të ndershme”.
Të bindur se votimi elektronik është jetik për mbajtjen e zgjedhjeve të lira të ndershme, opozita propozon shtyrjen me 2 muaj të zgjedhjeve të përgjithshme.
Belind Këlliçi:
“Partia Demokratike ka bërë dhe një hap përpara, ka thënë që nuk është e domosdoshme që zgjedhjet të mbahen në 18 qershor, le të rrijë Edi Rama edhe dy muaj më shumë Kryeministër por vetëm të zbatojë votimin dhe numërimin elektronik. Kjo qeveri të ketë mision kryesor zgjedhje të lira e të ndershme, le ti shtyjë Edi Rama dhe dy muaj zgjedhjet”.
Por demokratët janë të bindur se nuk mund të pranojnë një sistem të deformuar të votës së qytetarëve shqiptarë.

Article Logic
Execution time: 0.0021920204162598