INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protesta e PD. Flamur Noka deklarata të forta për Ramën dhe një “ftesë” për LSI

Protesta e PD. Flamur Noka deklarata të forta për Ramën dhe një “ftesë” për LSI

Publikuar më: 09:31 20-02-2017

Deputeti demokrat Flamur Noka  ka dhënë një përgjigje Ramës pas daljes së tij dje dhe lidhjes së protestës me vetingun. Noka tha se është absurd të lidhësh protestën me Vetingun madje kjo do të thotë të jesh i pashpresë.
“Ne vendosëm të organizojmë protestën më të madhe që njeh historia e demokracisë në Shqipërisë, për të rrëzuar një qeveri që dikur quhej diktaturë e proletariatit dhe tani diktaturë e mafies dhe kartelit të drogës dhe pas kësaj dite, ne do të konsiderojmë intensifikimin e saj,” tha Noka.
Sipas tij vetingu ka kaluar tashmë dhe Reforma në Drejtësi është në proces e populli opozitar nuk ka lidhje me përrallat e zotit Rama.
I pyetur nga mediat për ftesën drejtuar LSI-së për t’iu bashkuar protestës,  Noka shpjegoi se “ne nuk nuk kemi kërkuar qeveri PD-LSI, por qeveri teknike. Qeveria duhet të mendojë nëse do të vazhdojë të mbajë këtë klikë kriminale në këmbë apo do të shpëtojë fytyrën e saj.”

Article Logic
Execution time: 0.0024008750915527