INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Basha drejt komisariat për të arrestuarit. Veliaj në spital tek policët e dëmtuar!

Basha drejt komisariat për të arrestuarit. Veliaj në spital tek policët e dëmtuar!

Publikuar më: 13:32 28-03-2016

Vetë Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, nuk morri pjesë në protestë, por doli nga zyra pas arrestimit të disa eksponetëve të lartë të PD dhe aksivistëve të saj.
Basha i është drejtuar Drejtorisë e Policisë së Tiranës, ku po mbahet kreu i PD për Njësinë nr. 9 në Tiranë, Ndriçim Babasi, por vetëm prokurori i gatshëm e priti.


Ai u shoqërua nga policia, pasi protestonte tek parku i liqenit kundër betonizimit.  Bashkë me Babasin, janë shoqëruar në polici edhe 30 aktivistë, të cilët ishin në protestë.
Aktualisht, përpara Drejtorisë së Policisë së Tiranës janë mbledhur edhe deputetë e përfaqësues të tjerë të Partisë Demokratike.

Ndërsa kreu i Bashkisë, Erjon Veliaj ka vizituar në spitalin ushtrak, tre efektive të policisë të dëmtura në proteste. Ai tha se tre police femra janë dhunuar dhe ka dënuar aktin e dhunshëm të opozitës. Velija gjithësesi u shfaq i vendosur kur tha se ndërtimi do vijojë.

Article Logic
Execution time: 0.0038659572601318