Disa prej rrugëve kryesore të Tiranës, por edhe akse të tjera rrugore në veri dhe jug të Shqipërisë, pritet të bllokohen ditën e nesërme për rreth 1 orë gjatë protestës së Partisë Demokratike.
Protesta nis në orën 11:00 dhe pritet të përfundojë në orën 12:00. Rrugët që do të bllokohen janë:
Rotonda e Plugut, në hyrje të Lushnjes
Rotonda e Bradasheshit, në Elbasan
Rotonda e Milotit, në Kurbin
Sheshi Shqiponja, në Tiranë
Mbikalimi pranë shkollës Teknologjike, te Pallati me Shigjeta në Tiranë
Deputetët demokrakë janë ndarë për të marrë pjesë në këto bllokime.