INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PROTESTA E PD/ Shoqëruan në polici të moshuarin, reagon 80 vjeçari: Prap do shkoj në protestë...

PROTESTA E PD/ Shoqëruan në polici të moshuarin, reagon 80 vjeçari: Prap do shkoj në protestë...

Publikuar më: 12:03 18-02-2019

Mes të shoqëruarve nga policia për protestën e opozitës ishte dhe një 80 vjeçar. Qëndrimi i tij në paraburgimin e drejtorisë së përgjithshme të policisë së Tiranës zgjati vetëm pak orë.

80-vjeçari, Ndue Fuga, u mor dje nga banesa e tij në Fishtë të Lezhës dhe u soll në Tiranë nën akuzën për akte dhune gjatë protestës së opozitës me 16 shkurt.

Në orët e mbrëmjes ai u lirua nga qelia, duke vendosur hetimin e tij në gjendje të lirë për shkak të moshës dhe arsyeve shëndetësore.

Duke folur një ditë pas lirimit, 80-vjeçari nga Lezha Ndue Fuga thotë për oranews se është i përndjekur politik dhe se ka njëmijë arsye për të dalë në protestë. 

"Nuk trembem nga asgjë, as nga mosha për të protestuar. Do të jem sërish në protestë, në mbështetje të opozitës ditën e enjte" ka deklaruar ai.

ndujaa.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0037119388580322