INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protesta e qytetarëve në Rrugën e Kombit, Edi Rama: ‘Dhunë barbare, çdokush do të marrë përgjigjen e merituar'

Protesta e qytetarëve në Rrugën e Kombit, Edi Rama: ‘Dhunë barbare, çdokush do të marrë përgjigjen e merituar'

Publikuar më: 12:01 31-03-2018

Edhe pse mendohej se do të zhvillohej si një protestë paqësore, situata është përkeqësuar duke u pasuar nga momente dhune të përshkallëzuar.

Protestuesit janë përplasur me efektivët e Policisë së Shtetit dhe kanë djegur sportelet e ngritura për vjeljen e kësaj takse nga xhepat e qytetarëve.

Për këtë situatë të rëndë ka reaguar edhe kryeministri Rama me anë të një postimi në facebook ku e ka konsideruar këtë ngjarje si episod i dhunës barbare mbi pronën e përbashkët.

Kryeministri shprehet se do të ndëshkohen me të gjithë fuqinë e ligjit të gjithë personat që kanë ngritur dorën e paligjshmërisë.

"Dhuna barbare mbi pronën e përbashkët dhe reagimi i dhunshëm ndaj forcave të rendit në Kukës, do të marrin përgjigjen e merituar me të gjithë fuqinë e ligjit mbi këdo që ka ngritur dorën e paligjshmërisë! Ta harrojnë dhunuesit e frymëzuesit e tyre se i’a dalin dot mbi ligjin!", shprehet Edi Rama në postimin e tij në facebook.

dfv4.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0036730766296387