INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protesta e rradhës e opozitës, ''blindohet'' Parlamenti, ja masa që ka marrë Policia e Shtetit [FOTO]

Protesta e rradhës e opozitës, ''blindohet'' Parlamenti, ja masa që ka marrë Policia e Shtetit [FOTO]

Publikuar më: 18:18 03-03-2019

Frika për një përshkallëzim të dhunës në protestën e radhës të opozitës para Parlamentit, ka detyruar policinë të marrë masa paraprake.

Të martën, në 5 mars, pavarësisht se policia nuk ka dhënë leje, opozita ka vendosur të dalë të protestojë ashtu siç bëri të enjten e shkuar, ku nuk munguan incidentet, dhuna, gomat e djegura dhe gazi lotsjellës.

Bëhet fjalë për masa shtesë, ku ndër të tjera orët e fundit janë instaluar kamera me rezolucion të lartë që mundësojnë identifikimin e protestuesve me anë të zoom-it.

Janë 6 kamera sigurie që janë instaluar nga Policia e Shtetit në vende të ndryshme për të pasur një panoramë sa më të gjerë të aktivitetit të protestuesve. Tre kamera sigurie janë vendosur në sheshin pranë Parlamentit dhe qendrës tregtare, dy kamera janë të fiksuara, ndërsa një e lëvizshme do të monitorojë të gjitha lëvizjet në këtë pjesë të sheshit.

kamer.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0030689239501953