INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protesta e sotme.Veliu: Punonjës policie të lënduar nga sende të forta [VIDEO]

Protesta e sotme.Veliu: Punonjës policie të lënduar nga sende të forta [VIDEO]

Publikuar më: 13:57 26-05-2018
Nga protesta e opozitës kanë mbetur të plagosur edhe efektivë policie mes tyre edhe efektivë të FNSH. Drejtori i Përgjithshëm, Ardi Veliu i vizitoi ata në Spitalin Ushtarak. 
Ardi Veliu: Janë 11 punonjës të lënduar nga gurë apo sende të tjera të forta. Gjendja e tyre është e mirë. Dua të falenderoj jo vetëm policinë që treguan maturi për përballimin e tubimit por edhe FNSH që menaxhuan këtë aktivitet. Mund të them me plot gojën që Policia e Shtetit sot ka bërë detyrën.
Në lidhje me dhunimin që i është bërë kryeredaktorit të gazetës RD, Veliu tha:
Ardi Veliu: Isha dhe te qytetari. Unë i uroj shërim të shpejtë qytetarit  dhe këtë le ta gjykojnë pamjet filmike dhe hetimi i mëtejshëm në rast se ka gabuar policia apo ka gabuar qytetari.
 
 
 protesta_ok.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0034940242767334