INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protesta e studentëve, flet Ish ministrja teknike Karabina, 'Universitetet në ditë të zezë'  [VIDEO]

Protesta e studentëve, flet Ish ministrja teknike Karabina, 'Universitetet në ditë të zezë' [VIDEO]

Publikuar më: 15:42 07-12-2018

Mirela Karabina nuk i fsheh emocionet, që i dhuroi protesta e studentëve në këto 3 ditë tubimi të të rinjve shqiptarë përballë Ministrisë së Arsimit. 

Mirela Karabina: 

“Jam ndjerë sa e emocionuar, e tronditur, po aq edhe e lumtur, që më në fund studentët ngrihen për të drejtat e drejta të tyre. Reagimi i Ministrisë së Arsimit ka qenë tejet mjeran”. 

Ish-ministrja teknike e Arsimit Mirela Karabina drejton gishtin e përgjegjësisë drejt Lindita Nikollës për situatën e rëndë në të cilën ndodhet arsimi në vend. Protestën e studentëve e konsideron legjitime, në kushtet kur reforma e arsimit të lartë, sipas saj ka dështuar.

Mirela Karabina: 

“Ministria e Arsimit është ajo që e ka drejtuar gjithë këtë rrënim, që po kalon arsimi i lartë. Për këto që janë ngritur studentët, unë mendoj që nuk përçahen dot më. Ato kanë plotësisht të drejtë në të gjitha kërkesat. Janë në gjendjen më të keqe, që nuk ka qenë ndonjëherë arsimi i lartë”. 

Në një intervistë për IN News, Karabina jep edhe arsyet, se përse studentët sot duhet të protestojnë e kjo nuk lidhet vetëm me tarifat sipas saj. 

Mirela Karabina: 

“Në kuadrin e reformës në arsimin e lartë, arsimi ka shkuar në ditët më të këqija. Të shkosh në auditorët tona në universitete, duket sikur ke shkuar shumë vite pas, pasi nuk ofrojnë absolutisht, përveç auditorëve, studentëve tanë i mungojnë të gjitha mjetet, të gjitha format e duhura, që ata të marrin një arsimim cilësor”. 

Protesta duhet të vijojë deri në largimin e kësaj qeverie, sugjeron ish-ministrja e Arsimit, Mirela Karabina.

Mirela Karabina: 

“Unë personalisht nuk e shoh më zgjidhjen tek kjo qeveri. Kjo qeveri nuk mund të bëjë zgjidhje, prandaj këta studentë, jo vetëm duhet të ngrihen, por patjetër duhet ta çojnë deri në fund për këto që janë ngritur”.

 

 

Article Logic
Execution time: 0.0060398578643799