INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PROTESTA E STUDENTËVE/ Flet Rama: Në janar do të paguani 50% të tarifës, qeveria...

PROTESTA E STUDENTËVE/ Flet Rama: Në janar do të paguani 50% të tarifës, qeveria...

Publikuar më: 12:51 18-12-2018

Në ditën e 14 të protestës Kryeministri i vendit po bën një diskutim me studentë të Universitetit Bujqësor. Gjatë takimit Rama bëri me dije se në janar qeveria do të paguajë 50% të tarifës së studimit, por nuk dha detaje për mënyrën sesi dhe se kur do t'ia paguajë ekzaktësisht. Pra që nga janari, studentët e bachelorit do të paguajnë 50% të tarifës së studimit.

Nën fokusin e përgjysmimit dhe heqjes së tarifës së studimit, Rama e nënvizoi qëndrimin e qeverisë ndaj kësaj pike. Ai u shpreh se studentëve ekselentë dhe atyre të ardhur nga familje me nevoja ekonomike do t'iu paguhet plotësisht tarifa e studimit. Ndërsa për studentët e dobët, Rama u shpreh se do t'iu mundësohet përgjysmimi i tarifës, por me afat.

"Kush merr 9 dhe dhjeta shteti ja paguan 100%, ai që merr 8-9 përse t’i paguhet 50? Shteti t’i paguajë më shumë, pse jo, por kush vjen nga familje me nevojë them t’ia paguajmë 100%. Por më fal, ti vjen në universitet me paratë e prindërve, pi kafe, këtu i shkatërruam disa kafe por që të themi të vërtetën, këtu kafet ishin më të shumta në numër se auditorët. Më pas ti do të t’i paguajë shoqëria provimet e mbetura dhe ti të mos dish asgjë."

Article Logic
Execution time: 0.0033810138702393