Studentët kanë marrë pushimet dhe protesta e tyre kundër tarifave të larta dhe vetë ligjit për Arsimin e Lartë është ndalur me paralajmërimin për të vijuar edhe më masive në janar, pas festave të fundvitit, por në Tiranë diskutohet ende për pasojat e saj.
Për protestën ka reaguar sot kryeministri Edi Rama, duke ironizuar zërat që parashikonin ndryshime në qeverinë e tij pas mbledhjes së sotme të kryesisë së PS, ku mund të shihnim reflektim të përkthyer në shkarkim ministrash.
“I shoh kadrinjtë të agjituar shumë që mirë u iku dhjetori pa revolucion, po kërkesat e studentëve mesa duket po adresohen dhe Partia Socialiste po reflekton seriozisht për të nxjerrë mësimet e duhura nga shuplaka e tyre për qeverinë. Eh o kadrinj sa stinë si kjo do kaloni akoma”, shkruan Rama në Twitter.