E ndërsa studentët prej disa ditësh e netësh qëndrojnë poshtë zyrës së tij duke i kërkuar realizimin e 8 kërkesave të tyre, kryeministri Edi Rama ka gjetur një formë të veçantë duke i ftuar ata përmes memeve në rrjetet sociale.
Dhe duke marrë shkas nga ky lloj komunikimi i kryeministrit, duket se në rrjetet sociale, shqiptarët kanë zgjedhur ti kthehen Ramës me metodat e tij, me meme.
Ato video apo meme që i pëlqejnë më shumë, kryeministri ka zgjedhur t’i publikojë në rrjetet sociale dhe të njejtën gjë ka bërë me një video/meme të realizuar. Nën ritmet e këngës “Të Pres” të Elita 5 shfaqet një person i animuar duke kërcyer, ndërkohë që i është montuar fytyra e kryeministrit dhe shkruhet “Kur do e lëm pra”.
“Jo keq dhe kjo, jo keq”, shkroi Rama.