INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protesta e studentëve, Ministria Arsimit:S'ka rritje tarifash, vendosin universitetet

Protesta e studentëve, Ministria Arsimit:S'ka rritje tarifash, vendosin universitetet

Publikuar më: 13:02 24-01-2018

Pas protestës së studentëve para Kryeministrisë të cilët kërkuan mos rritjen e tarifave për Universitetet ka reaguar edhe Ministria e Arsimit e cila në një njoftim për mediat bën me dije se nuk ka rritje tarifash.

Në deklaratë sqarohet se tarifat nuk vendosen nga qeveria por nga vetë universitetet.

Njoftimi për mediat

Nisur nga protesta e studentëve para Kryeministrisë, ju sqarojmë se:

1. Nuk ka rritje tarifash për nivelin e parë të studimeve, ato janë të njëjta të paktën 4 vitet e fundit për studentët në universitetet publike. Por gjithsesi, në kuadër të autonomisë universitare këto tarifa nuk vendosën më nga qeveria por nga vetë universitetet. (Bashkëngjitur tabela e tarifave për universitetin e Tiranës)

2. Çdo universitet vendos vetë politikat që ndjek për sa i përket studentëve ngelës, të cilët nuk paguajnë tarifë të dyfishtë kur ngelin dhe përsërisin vitin. Por në rast të mos marrjes së një provimi disa herë, gjë e cila shton koston për universitetin, aplikohet një tarifë minimaliste që e vendos universiteti. Studentët që nuk performojnë nuk mund të kthehen në kosto për studentët që dëshirojnë të përfundojnë studimet.

3. Certifikimi i gjuhës së huaj nga institucionet ndërkombëtare vetëm për nivelin ‘master shkencor’ është vendosur që në vitin 2010. Certifikimi i gjuhës së huaj nga institucionet ndërkombëtare është parë si mundësi që çdo student që diplomohet të jetë konkurrues në tregun e punës, jo vetëm brenda vendit por edhe jashtë tij, dhe për të pasur aftësi më të mira ndërveprimi.

4. Vendimmarrja për godinën e fakultetit Gjeologji- Miniera i përket vitit 2014 nga qeveria ku ndër të tjera studentëve u është premtuar se do të jenë pjesë e godinës.

tabela.PNG

Article Logic
Execution time: 0.0035719871520996