INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protesta e studentëve/ Opozita kërkon përgjysmim tarifash, flet ministrja Nikolla: Nuk e ul kokën të...[FOTO]

Protesta e studentëve/ Opozita kërkon përgjysmim tarifash, flet ministrja Nikolla: Nuk e ul kokën të...[FOTO]

Publikuar më: 19:45 20-12-2018

Opozita shqiptare ka kërkuar dyfishim të buxhetit për arsimin e lartë, duke kërkuar madje edhe rrëzimin e ligjit të miratuar më parë në Kuvend nga mazhoranca.

Pasi ka rimarrë fjalën në seancën plenare, kreu i PD-së, Lulzim Basha ka deklaruar se buxheti i shtetit për arsimin është i pamjaftueshëm dhe absolutisht i lartë.

Basha tha se kërkesat e studentëve duhet të plotësohen menjëherë dhe pa dialog dhe që buxheti për arsimin e lartë duhet të dyfishohet.

Lulzim Basha tha në Kuvend se PD ka gati platformën për Arsimin e Lartë. Ndryshe nga Berisha që ishte për heqjen e tarifave, Basha foli për tarifa sipas fashës së të ardhurave. Më poshtë pjesë nga deklarata e tij.

“Të dashur qytetarë gjithsecili prej jush e di ça do të thotë të çosh një fëmijë student. Kostoja mesatare është 25 mijë. Për konvikt e ushqim 220 mijë, për transport dhe urban, 25 mijë. Për tre vite bachelor dhe dy vite master një familje shqiptare duhet ë shpenzojë 15 mln lekë të vjetra. Që të mundësojë shpenzimet për një fëmijë të vetëm në universitet familja duhet të kursej 72 mijë lekë të vjetra në muaj. Këto janë shifra, por janë më shumë sesa shifra. Janë të gërvishtura në xhepat e tyre të boshatisura dhe në tavolinat e tyre të zbrazura. Të çosh sot një fëmijë në universitet është e papërballueshme. Propozimet e PD për zgjidhjen e kësaj krize të shkaktuar nga krimi korruptiv; së pari; fasha e studenteve që vinë nga familje poshtë 640 mijë lekë në muaj, të përfitojnë nga tarifat e arsimit të lartë. Efekti buxhetor do të jetë afër 6 mln dollar. Fasha e dytë janë ato familje me mbi 640 mijë lekë me të ardhura në muaj. 18 mln dollarë Edi Rama i ka paraqitur në buxhetin e shtetit për shpenzimet e luksit. Dyfishimi i buxhetit nuk mjafton, pasi duhet një reformë e thellë. PD ka një platformë që do ta diskutojë me pedagogët dhe studentët. Para ka por i duan për vete”, tha Basha.

Në fjalimin e saj, kryetarja e LSI-së, Monika Kryemadhi e quajti kryeministrin Rama një të çmendur psikik, i cili duhet të kurohet. Ajo kërkoi një kertelë mjekësore për çdo njeri që drejton vendin.

“Kjo foltore është kapur peng, nga një i sëmurë psikik. Buxhetin e kontrollon një i çmendur. Duhet t’i kërkojmë kartelën shëndetësore çdo njeriu që drejton këtë vend. Kërkesat e tyre janë shumë të thjeshta. Ato paratë, mos ua jepni oligarkëve, mos t’i them këtu me emra unë, por studentëve, sepse problemi do qëndrojë tek ty, nuk do të mbajnë më. Nuk ishte një lëvizje partiake, kjo e studentëve, ka edhe anëtarë të partive, por e patë që ishte një lëvizje gjithëpërfshirëse”.

Ndërkohë ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla ka mbrojtur kauzën e saj në ligjin e arsimit të lartë, edhe pse i cilësoi kërkesat e studentëve të drejta. Nikolla tha se “Basha vijon të ndjekë rrugën e shpifjeve dhe denigrimit. Nuk e ul kokën të më zmbrapsni mua para jush, gaboheni. Unë jam në rrugën e duhur”, – theksoi Nikolla.

Article Logic
Execution time: 0.0034630298614502