INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
'PROTESTA E STUDENTËVE/ Pedagogët e Durrësit në mbështetje të të rinjve, mbledhin firmat...

'PROTESTA E STUDENTËVE/ Pedagogët e Durrësit në mbështetje të të rinjve, mbledhin firmat...

Publikuar më: 18:43 17-01-2019

Në një kohë që studentët kanë vendosur të bojkotojnë mësimin dhe të ngujohen brenda auditorëve të fakulteteve, pas Tiranës, pedagogët e një tjetër universiteti kanë mbështetur studentët e tyre. Pedagogët e Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës, kanë mbledhur firmat dhe përmes një deklaratë të përbashkët sqarojnë se janë plotësisht dakord me kërkesat e studenteve për shfuqizimin e Ligjit të Arsimit të Lartë.

Deklaratë e Asamblesë Akademike të Fakultetit të Shkencave Juridike pranë Universitetit “Aleksandër Moisiu” në Durrës
1-Mbështesim plotësisht kërkesat e studentëve dhe lirinë e tyre për të protestuar, duke garantuar mbështetjen e plotë dhe gatishmërinë për t’ju mundësuar studentëve zhvillimin e leksioneve në një moment të përshtatshëm për ta.

2-Kundërshtojmë aktet nënligjore të miratuara nga ana e Këshillit të Ministrave që janë në kundërshtim me parimin e autonomisë universitare dhe lirisë akademike, si dhe mungesës së konsultimit me grupet e interesit. Çdo akt ligjor apo nënligjor në fushën e arsimit universitar duhet të konsultohet paraprakisht me grupet e interesit veçanërisht projekt-ligji “Për Kodin e Sjelljes për Integritetit në Kërkimin Shkencorë Republikën e Shqipërisë.

3-Dënojmë çdo deklaratë që ka për synim cënimin dhe denigrimin e figurës së pedagogut

firmma.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036931037902832