INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protesta e studentëve për tarifat universitare, reagon Nikolla: Ja cila është e vërteta

Protesta e studentëve për tarifat universitare, reagon Nikolla: Ja cila është e vërteta

Publikuar më: 14:22 05-12-2018

Pas protestave të studentëve kundër tarifave universitare ka reaguar edhe ministrja e Arsimit Lindita Nikolla duke sqaruar edhe tarifat univeristare.

Ajo bëri me dije se kërkoi takim me një përfaqësi studentësh në mënyrë që të ndaheshin hapur shqetësimet por refuzuan, duke kërkuar që t‘iu bashkohej me rrugë.

“Në respekt të tyre, meritojnë t’iu përgjigjesh në zyrën e ministres, në sallat e universitetit ku palët dëgjojnë njëra tjetrën. Më pas studentët kanë dorëzuar një kërkesë ku kërkojnë anulim të vendimit VKM Nr. 288, dt 21.05.2018 dhe më konkretisht pikën katër, përgjysmim tarifave ose në të kundërt bojkotohet mësimi”, u shpreh Nikolla.

Ajo deklaroi se qeveria ka ndërmarrë një reformë që do të dërgohet deri në fund.

“Ka ardhur koha që të gjithë të mësojnë të vërtetën për tarifat në universitete nga 2009. Në 2009 tarifa ishte 12 mijë, në 2014 shkoi në 14 mijë. Tarifa maksimale ishte 30 mijë shkoi 45 mijë. Nga 2013-17, kemi rritje vetëm në 2014. Rritja e tarifës ka prekur shkencat e natyrës dhe gjuhët e huaja. Me propozimin e drejtuesve të universiteteve, kërkesa ka qenë për rritje edhe më të madhe për të mushur gropën nga mbyllja e ‘part time’. Rritja ka qenë vetëm 5570 lekë në vit. Përgjigja ime për përgjysmim tarifash është njohja dhe respekti me ligjin. Vendimmarrja për tarifat është e universiteteve.Studentët janë njerëz të lirë, janë në të drejtën e tyre të protestojnë për dicka që ata ndjejnë.

Por e vërteta është tjetër. Ka nisur si një reagim në fakultetin e Arkitekturës për shkak se administratorja e atij Universiteti ka vendosur një afat kohor për pagesën e tarifës, gjë të cilën studentët kanë dashur në një kohë tjetër pagesën e tarfiës, gjë që është pranuar nga stafi i Universitetit. Edhe dekani ka qenë në komunikim me ta”, –sqaroi ministrja duke shtuar se nuk ka rritje të tarifave.

“Ky moment është përdorur nga segemente të tjera për të pasur në kërkesë më të madhe, për të ulur tarifat e studimit. Por nuk ka asnjë rritje të tarifave të studimit. Dhe tjetra që kërkojnë është se studentët që mbesin nuk duhet të paguajnë vitin që përsëritin. Unë jam e vendsour për të komunikuar dhe të sqaroj”, tha Nikolla.

Article Logic
Execution time: 0.0036489963531494