INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protesta e studentëve, Rama, i dha shuplakë qeverisë dhe grusht opozitës

Protesta e studentëve, Rama, i dha shuplakë qeverisë dhe grusht opozitës

Publikuar më: 10:43 13-12-2018

Në Kuvend Edi Rama u shfaq i gatshëm që ti japë zgjidhje problematikave dhe kërkesave të studentëve, të cilët janë në ditën e 9 të protestës. Por për opozitën, e cila vendosi që një pjesë e saj të shkojë këtë të enjte në seancë, vendosi që ta ironizojë. Megjithatë Edi Rama pranon se protesta e studentëve ishte një shuplakë për qeverinë e tij por opozita siç tha ai mori një grusht.

Edi Rama:
“Adashi im me mbiemër, Rama me Luan tha se studentët kanë të drejtë të na nxjerrin jashtë. Ndërkohë që ju kanë nxjerrë jashtë ju, ndërsa ndikoni protestën të maskuar. Dje janë formuar organet e reja të drejtësisë së re. KLGJ KLP, ndërkohë për sa i përket propozimit të opozitës, propozimit e tyren janë të refuzuara, sepse janë propozime të bëra për të mos u bërë kurrë.
Protesta i dha një shuplakë qeverisë.
Protesta i dha një grusht opozitës.
Protesta i dha një shpresë shoqërisë.
Shoqëria kërkon zgjidhje dhe shoqëria nuk e pranon që të vijë me porosi nga doktoresha Mona apo Lulzim Ziu. Opozita kërkon vetëm bllokim të zgjidhjes, sepse kërkon të nxjerrë gështenjat nga zjarri duke futur studentët në qorrsokak. Qeveria zgjidhjen e ka dhe do ta japë me dialog.
Brenda 6 muajt e ardhshëm doktoresha e shkencave do të heqë bluzën e doktorit dhe do të mbesë me çizmen e LSI”.

Article Logic
Execution time: 0.0040519237518311