INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protesta e studentëve, reagon Fleckenstein: Shenjë e mirë, por vetëm...

Protesta e studentëve, reagon Fleckenstein: Shenjë e mirë, por vetëm...

Publikuar më: 19:54 20-01-2019

Raportuesi për Shqipërinë në Parlamentin Europian, Knut Fleckenstein e konsideron protestën e studentëve në Shqipëri si një evolucion të shoqërisë civile dhe forcim të vizibilitetit të shoqërisë shqiptare.

“Protestat e studentëve janë në radhë të parë një shenjë e mirë, sepse tregojnë që shoqëria civile në Shqipëri po evoluon, si dhe forcojnë vizibilitetin e shoqërisë shqiptare”, cilëson eurodeputeti në një prononcim për ABC News.

Fleckenstein vlerëson se studentët po luftojnë për të drejtat e tyre në mënyrë paqësore, se pretendimet e tyre janë të besueshme dhe përputhen me standardet evropiane.

“Nevoja për të përmirësuar sistemin arsimor përmendet gjithashtu në raportin tim vjetor për Shqipërinë në Nëntor 2018”, shprehet Fleckenstein.

Lidhur me reagimin e qeverisë shqiptare për protestat e studentëve, Fleckenstein e vlerëson qasjen e ekzekutivit si pozitive si dhe bën thirrje për dialog mes dy palëve për të mundësuar ndryshimin.

“Qeveria po i merr seriozisht pretendimet e studentëve dhe shpresoj që së shpejti të ketë një dialog të vërtetë mes studentëve dhe qeverisë”, shprehet Fleckenstein.

Article Logic
Execution time: 0.0034229755401611