INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PROTESTA E STUDENTËVE/ Reagon Lindita Nikolla: E vërteta është tjetër. Studentët nuk meritojnë të...

PROTESTA E STUDENTËVE/ Reagon Lindita Nikolla: E vërteta është tjetër. Studentët nuk meritojnë të...

Publikuar më: 11:14 05-12-2018

Studentët e Universiteti të Tiranës dhe të Politeknikut protestuan sërish sot. Ata nga Universiteti e zhvendosën protestën e tyre përpara Ministrisë së Arsimit, për të kërkuar anulimin e tarifës për provimet e prapambetura.

Gjithashtu të ulur këmbëkryq dhe me megafon i bënë thirrje ministres së Arsimit Lindita Nikolla "Të anulojë vendimin"
Në një moment përfaqësuesit e ministrisë, dolën dhe i kërkuan disa studentëve të futen brenda ministrisë dhe të përgatisin një listë me kërkesat e tyre. Por kjo u refuzua nga studentët duke i kërkuar që ministrja të dalë jashtë të flasë me ta.

Ministrja e Arsimit Lindita Nikolla pas reagimit të studentëve në një prononcim për OraNews, është shprehur se është e gatshme të negociojë me studentët për kërkesat që ata kanë.

"Studentët janë njerëz të lirë, janë në të drejtën e tyre të protestojnë për diçka që ata ndjejnë. Por e vërteta është tjetër.
Ka nisur si një reagim në fakultetin e Arkitekturës për shkak se administratorja e atij Universiteti ka vendosur një afat kohor për pagesën e tarifës, gjë të cilën studentët kanë dashur në një kohë tjetër pagesën e tarifës, gjë që është pranuar nga stafi i Universitetit. Edhe dekani ka qenë në komunikim me ta.
Ky moment është përdorur nga segmente të tjera për të pasur në kërkesë më të madhe, për të ulur tarifat e studimit. Por nuk ka asnjë rritje të tarifave të studimit. Dhe tjetra kërkojnë është që studentët që mbesin nuk duhet të paguajnë vitin që përsëritin.
Unë, zv.ministrja dhe këshilltari kemi kërkuar që një përfaqësi e tyre të vijnë dhe të diskutojnë.
Për mua nuk ka rëndësi nga inkurajohen dhe nga e marrin nxitjen. Unë jam e vendosur për të komunikuar dhe të sqaroj", shprehet Lindita Nikolla.

Gjithashtu lidhur me komunikimin me studentët, ministrja shprehet se: "Unë jam tejet e qetë, me durim dhe vullnet për të komunikuar me studentët. Unë nuk mund të dal në rrugë dhe të komunikoj, sepse vetë studentët nuk e meritojnë të komunikoj në rrugë."

Article Logic
Execution time: 0.0024538040161133