INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PROTESTA E STUDENTËVE/ Reagon Presidenti Meta: Rinia është aseti ynë me i çmuar...

PROTESTA E STUDENTËVE/ Reagon Presidenti Meta: Rinia është aseti ynë me i çmuar...

Publikuar më: 13:15 06-12-2018

Edhe Presidenti i Republikës, Ilir Meta ka reaguar pas protestës së studentëve që janë ngritur kundër tarifave të vendosura për arsimimin dhe për provimet mbetëse.

Në një njoftimin të Presidencës thuhet se Kreu i Shtetit po ndjek me vëmendje protestat e studentëve në disa qytete të vendit.

“Duke vlerësuar situatën e krijuar, Presidenti Meta u bën thirrje autoriteteve dhe institucioneve përgjegjëse të dëshmojnë ndjeshmërinë dhe përgjegjësinë e duhur në adresimin e çështjeve që shqetësojnë studentët, në përputhje me kuadrin ligjor dhe të frymës së dialogut për një zgjidhje sa më të shpejtë dhe të drejtë në interesin më të mirë publik”, thuhet në njoftimin e Presidencës.

Meta thekson se ‘duhen bërë me shumë përpjekje për një arsim dhe edukim sa më cilësor, që garanton shanse të barabarta për të gjithë, pavarësisht mundësive të tyre financiare’.
“Rinia është aseti ynë me i çmuar kombëtar, ndaj dhe kujdesi ndaj shqetësimeve dhe aspiratave të tyre duhet të jetë prioritet i të gjithëve, sidomos i institucioneve”, ka deklaruar Kreu i Shtetit Ilir Meta.

Article Logic
Execution time: 0.0015220642089844