Për disa ditë studentët e Universitetit në Tiranë pezulluan mësimin për të qënë pjesë e protestës ku kërkonin plotësimin e disa pikave siç ishte përgjysmimi tarifave, përmirësimi i kushteve në konvikte etj.
Protestë e cila vijon edhe pas pushimeve të fundvitit.
Ndërkohë Rektorati i Univerisitetit të Tiranës ka nxjerrë ditën e sotme një njoftim të rëndësishëm për studentët ku bën të ditur se është marrë në konsideratë situata mësimore dhe për të mos prishur strukturën vjetore mësimore dhe është vendosur që t'u jepet mundësia studentëve për të plotësuar orët e tyre të mësimit.
Ata do t’i rikthehen auditoreve gjatë ditës së shtunë dhe të dielë.
"Në mbledhjen e Rektoratit të datës 08.01.2019 u mor në konsideratë situata mësimore pas përfundimit të protestës studentore , e cila u zhvillua nga data 10-21 dhjetor 2018, pra 10 ditë mësimore. Pas diskutimeve të shumta, për të mos prishur strukturën vjetore Rektorati vendosi që Mësimi të plotësohet dhe të zëvëndësohet ditën e shtunë dhe të dielë për 5 javët në vazhdim, pra deri më datë 10 Shkurt 2019", thuhet në njoftimin e Rektoratit të Universitetit të Tiranës.