INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protesta e studentëve zhvendoset para Parlamentit, jo më 8 pika, shtohen edhe...

Protesta e studentëve zhvendoset para Parlamentit, jo më 8 pika, shtohen edhe...

Publikuar më: 09:03 20-12-2018

Sot deputetët që do të mbërrijnë në kuvend, më parë duhet të ka,lojna përmes studentëve, të cilët janë në ditën e 16 të protestës. Ndërkohë që sot zhvillohet seanca plenare ku do të diskutohet dekreti i Presidentit për buxhetin, studentët do të kërkojnë plotësimin e 8 kërkesave të tyre, ndërsa protesta është zhvendosur këtë të enjte tek Kuvendi. 

Por studentët kanë avancuar në kërkesat e tyre, ku përveç 8 pikave ata kërkojnë edhe rrëzimin e Ligjit për Arsimin e Lartë.
Pas grumbullimit nëpër Fakultete, ata kanë njoftuar se në orën 10:00 do të marshojnë për në Parlament.
Njoftimi i studentëve:
“Bojkotimi i mësimit, mbledhjet koordinuese në fakultete do të jenë të përditshme. Dita e nesërme, kur Kuvendi i Shqipërisë mblidhet në seancë plenare, është vendimtare. Aty do të jenë strukur të gjithë përgjegjësit e katastrofës universitare, të sotmit dhe të djeshmit”.
Një ditë më parë studentët e dy fakulteteve, Shkencat Sociale dhe Ekonomiku vendosën që protesta dhe bojkoti mësimor të vijojë edhe pas pushimeve të fundvitit.
Ndërsa kryeministri Rama ka nisur një dialog me studentë dhe pedagogë të Fakulteteve dhe Universiteteve, ka bërë publik edhe planin për zbatimin e 8 pikave të kërkuar nga studentët.

Article Logic
Execution time: 0.0050678253173828