INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protesta e të burgosurve, kërkohet mbyllja e burgut të Burrelit

Protesta e të burgosurve, kërkohet mbyllja e burgut të Burrelit

Publikuar më: 13:09 20-11-2018

Të dënuarit në burgun e Burrelit prej ditës së djeshme kanë refuzuar ushqimin, ndërsa deklarojnë se stafi i burgut nuk i lejon që të futën në grevë urie.

Ndërkohë Avokati i Popullit kërkon mbylljen e burgut të Burrelit. Është ky reagimi që vjen pas sinjalizimit në linjën dedikuar nga të burgosur në Institucionin e Ekzekutimit të Vendimeve Penale në Burrel, ku përfaqësues të Avokatit të Popullit kanë mbërritur në këtë burg ku mësohet se disa të dënuar po refuzojnë ushqimin në kuadrin e një greve urie të shpallur prej tyre.

Ata kanë nisur me refuzimin e vaktit të drekës si shenjë e shpalljes së një greve urie në shenjë proteste për mosplotësimin e një numri kërkesash të tyre.

Shkaqet kryesore të këtij refuzimi përfshijnë kushtet e këqija të jetesës në këtë institucion të vuajtjes së dënimit të cilat lidhen me infrastrukturën e vjetëruar dhe te amortizuar të këtij burgu.

Gjithashtu, të dënuarit ngrenë pretendime mbi cilësinë e trajtimit ushqimor që u jepet në këtë institucion, për mungesën e kushteve për zhvillimin e aktiviteteve, për procedurat e transferimit nga burgje të tjera për në burgun e Burrelit, etj.

“Institucioni i Avokatit të Popullit sjell në vëmendjen e publikut por edhe të autoriteteve përgjegjëse, se prej të paktën tre vjetësh janë konstatuar kushtet e papërshtatshme të këtij institucioni e është kërkuar nga ana e institucionit tonë mbyllja e burgut të Burrelit për shkak të kushteve të tij vërtet të vështira dhe aspak të përshtatshme për kryerjen e funksioneve të veta në mënyrë dinjitoze” thuhet në njoftimin për media nga Institucioni Avokatit të Popullit.

Article Logic
Execution time: 0.003532886505127