INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PROTESTA, flet Kryemadhi: Dosjet 184 e 339 janë fundi politik i Edi Ramës. Meta ti kthehet jetës normale...

PROTESTA, flet Kryemadhi: Dosjet 184 e 339 janë fundi politik i Edi Ramës. Meta ti kthehet jetës normale...

Publikuar më: 19:55 21-06-2019

Kryetarja e LSI Monika Kryemadhi e pranishme në protestën e sotme të opozitës së bashkuar tha se dosjet kriminale 184 dhe 339 janë fillimi dhe fundi politik i Edi Ramës.

Kryemadhi shtoi se Rama e do Shqipërinë sa më larg BE-së, ndërsa shqiptarët duan Europën dhe do të bëjnë gjithçka që të jenë sa më pranë unionit.

Kryemadhi nuk nguroi tja përcillte një mesazh dhe Metës.

‘'Jam shumë e lumtur nëse Meta do ti kthehej jetës noramle. Asnjëri nga ne nuk ka ndikuar në vendimet e tjetrit. Por të dy bashkë kemi marr shumë kosto'’, tha Kryemadhi nga marshimi prej zyrës së LSI drejt Kryeministrisë.

Më tej, Kryemadhi tha se protesta e sotme do të jetë një protestë paqësore ashtu si gjithë protestat e mëparshme, pavarësisht provokimeve nga provokatorët e policisë, siç tha ajo.

Article Logic
Execution time: 0.0035269260406494