INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Protesta kundër Ivanov. PDIU: Mos kini frikë nga gjuha e Nënë Terezës [Video]

Publikuar më: 16:49 03-03-2017

“Mos kini frikë nga gjuha e Nënë Terezës”. Me këto pankarta protesta është zhvendosur në Tirane. Të rinjtë e PDIU janë mbledhur para Ambasadës së Republikës së Maqedonisë në Tiranë, si formë reagimi kundër qëndrimit të Ivanov dhe në mbështetje të shqiptarëve në Maqedoni. Dy ditë më parë presidenti i Maqedonisë  Ivanov nuk pranoi të mandatonte liderin e LSDM-së, Zoran Zaev që të formonte qeverinë për shkak të marrëveshjes së tij me partitë shqiptare. Ndërkohë në Maqedoni situata vazhdon të jetë e tensionuar. Lideri i Bashkimit për Integrim Demokratik Ali Ahmeti deklaroi për TV 21, se nuk ka arsye për shpalljen e gjendjes së jashtëzakonshme , pasi vendi nuk ka rrezik nga jashtë. Lideri i BDI­së, pret që Ivanov të tërheq vendimin dhe t’i japi mandatin Zaevit për të formuar qeverinë e re.  Ai ka shkuar edhe më tej duke thënë se gjendja mund të përkeqësohet ndërsa ka shtuar se Maqedonia ndodhet në një udhëkryq. VMRO-DPMNE ka mbajtur sërish qëndrim duke deklaruar se “ zgjidhja për situatën është ose zgjedhje të reja ose Zaevi dhe LSDM-ja të heqin dorë nga platforma shqiptare. Nëse LSDM bie dakord me këtë kërkesë  VMRO-DPMNE me deputetët e saj do ta mbështesin që të formojë qeverinë e re”.

Article Logic
Execution time: 0.0033800601959229