INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protesta kundër mbetjeve, qytetarët i japin Ramës “Karton të kuq” [FOTOVIDEO]

Protesta kundër mbetjeve, qytetarët i japin Ramës “Karton të kuq” [FOTOVIDEO]

Publikuar më: 11:23 01-10-2016

Protesta e organizuar nga Alenaca kundër Importit të  Plehrave, vazhdoi marrshimin nga Parku Rinia drejt Kryeministrisë. Aktualisht vetë Kryeministri nuk  ndodhet në kryeministri por në Xibrakë ku po mban Asamblenë Kombëtare të PS-së.

Ora 11:10 Nis grumbullimi i mbështetësve të protestës kundër importit të plehrave.

 Protesta në formë marshimi nisi nga Parku Rinia, krahu i Monomentit të Pavarsisë, për të mbërritur përpara Kryeministrisë, në bulevardin “Dëshmorët e Kombit” dhe është kërkuar leje deri në orën 14:00

Ora 11: 48 Protestuesit thërrasin” Jo Jo

Njëra nga  protestueset deklaroi: “Kjo protestë ka për qëllim që të na zgjojë kurajën qytetare që të mos mblidhemi më si militantë të forcave politike. Kjo është një e drejtë kushtetuese që e kanë keqpërdorur politikanët tanë. Ka ardhur koha që ne të veprojmë për të ardhmen e fëmijëve tanë. Ne jemi këtu jo për ndonjë luftë politike, nuk i shërbejmë asnjë partie politike. Ne jemi këtu për ta detyruar politikën shqiptare që të dëgjojë zërin dhe vullnetin e popullit”.

Ora 11: 29 Protestuesit marshuan  drejt kryeministrisë

Ata kanë në duar kartona të kuq kundër ligjit të importit të mbetjeve..Një protestues me megafon: “Nuk është organizim politik. Për të gjithë pjesëmarrësit simbolika e protestës është kartoni i kuq për ti thënë jo ligjit për importin e plehrave. Shqipëria nuk mund të jetë kosh mbeturinash. Jo plehra në Shqipëri”

Article Logic
Execution time: 0.0036799907684326