INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protesta kundër qeverisë, Basha fton të gjithë qytetarët në këtë datë

Protesta kundër qeverisë, Basha fton të gjithë qytetarët në këtë datë

Publikuar më: 20:33 01-02-2017

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha me anë të një lajmërimi në Facebook, ka bërë me dije për nisjen e protestave anti-qeveritare.  Basha ka ftuar të gjithë qytetarët të bëhen pjesë e protestave në datën 18 shkurt.

“I ftoj të gjithë bashkëqytetarët në një manifestim kundër qeverisë më 18 shkurt, në Tiranë. Të protestojmë bashkë kundër padrejtësive dhe varfërisë, kundër shëndetësisë që lëngon dhe arsimit të shkatërruar, kundër arrogancës dhe shtypjes qeveritare, kundër drogës, krimit dhe kriminelëve në politikë. Të mbrojmë lirinë për të zgjedhur dhe të tregojmë vendosmërinë për të ruajtur votën. Vetëm me kurajo dhe vendosmëri mund ta kthejmë pushtetin tek njerëzit”, shkruan Basha.

Article Logic
Execution time: 0.0034959316253662