INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protesta kundër rritjes së çmimit të karburantit, bllokohen 2000 rrugë

Protesta kundër rritjes së çmimit të karburantit, bllokohen 2000 rrugë

Publikuar më: 17:15 17-11-2018

Një i vdekur, 27 të plagosur, tre prej të cilëve në gjendje të rënë është bilanci i protestave të organizuar në Francë kundër rritjes së çmimit të karburantit.

Demonstruesit e zemëruar nga kjo masë e qeverisë janë përpjekur të bllokojnë gjithë trafikun në Francë.  Rreth 120 mijë persona, të veshur me jelekë ndriçues, u mblodhën në 2.000 pika të ndryshme në Francë. Ata akuzojnë presidentin Emmanuel Macron se po braktis njerëzit e thjeshtë.

Më herët, këtë javë, Macron pranoi se ai nuk ia kishte dalë mbanë të pajtonte popullin francez me liderët e tyre. Pavarësisht kësaj, ai akuzoi kundërshtarët e tij politikë se kishin shfrytëzuar lëvizjen e fundit të protestave për të bllokuar programin e tij të reformave.

Zyrtarët e rendit, ndërkohë kanë paralajmëruar se, pavarësisht se do të përpiqen të mos i pengojnë protestat, nuk do t’i lejojnë demonstruesit të paralizojnë rrjetin francez të rrugëve.

Protestuesja humbi jetën në rajonin juglindor të Savojës, kur një shofere, që po dërgonte të bijën në spital, u përfshi nga paniku pasi ishte bllokuar prej rreth 50 protestuesish, që godisnin me grushta edhe makinën e saj, duke e përplasur më pas atë me ta.

Turma e protestuesve në Paris bllokoi një pjesë të Champs Elysees: Protestuesit thërrisnin  "Macron jep dorëheqjen".

Duke kënduar Himnin kombëtar francez  protestuesit u përpoqën të afroheshin në Elysee, pranë rezidencës zyrtare të Macron, por u bllokuan nga policia.

Article Logic
Execution time: 0.0038011074066162