INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Protesta kundër Trump / Nuk tërhiqet nga urdhri për kufizim lëvizjesh për refugjatët [VIDEO]

Publikuar më: 19:03 30-01-2017

Shtëpia e Bardhë po mbron urdhrin ekzekutiv të Presidentit Donald Trump që vendos kufizime për hyrjen në Shtetet e Bashkuara nga qytetarët e shtatë vendeve me shumicë muslimane, megjithë protestat e shumta dhe një vendim të një gjykate federale që bllokoi përkohësisht deportimin e këtyre personave.

I palëkundur nga qëndrimi i tij, shefi i Shtëpisë së Bardhë sqaroi përmes një deklarate për shtyp se vizat do të mund të lëshohen sërish, vetëm kur të kenë hyrë në fuqi politikat më të sigurta të vendosura ndonjëherë. Bllokimi, sipas tij, nuk shënjestron muslimanët.

Urdhi i firmosur të premten ndaloi për 120 ditë edhe të gjithë programin amerikan të refugjatëve, duke mos lejuar hyrjen e refugjatëve sirianë. Masa e marrë shkaktoi konfuzion të gjerë, pasi refugjatë, rezidentë me karta të gjelbra, studentë dhe punonjës u mbajtën në aeroportet amerikane, ose u ndaluan të hipin në avionët e linjave ajrore që udhëtojnë drejt SHBA-ve.

Përmes një postimi në “Twitter”, Trump shkruante se vendi ka nevojë për “kufij të fortë dhe kontroll të skajshëm, TANI! Shihni se ç’po ndodh në gjithë Evropën dhe në gjithë botën. Një rrëmujë e tmerrshme!”

Qindra demonstrues u mblodhën të dielën para Shtëpisë së Bardhë, në ditën e dytë të protestave në qytete në gjithë Shtetet e Bashkuara kundër urdhrit ekzekutiv. Protesta po mbahen edhe në Nju Jork, Los Angeles, Filadelfia, Hjuston, Boston, Louisville dhe Detroit.

Article Logic
Execution time: 0.0034909248352051