INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protesta, Lleshaj: Sot bëmë dallimin, arma jonë është durimi

Protesta, Lleshaj: Sot bëmë dallimin, arma jonë është durimi

Publikuar më: 17:03 16-02-2019

Ministri i Brendshëm Sandër Lleshaj, nëpërmjet një postimi në Twitter ka reaguar pas mbylljes së protestës së opozitës. Lleshaj falënderon Policinë e Shtetit, e cila sipas tij u tregua mjaft korrekte.

Sipas Lleshajt, sot u bë dallimi “mes atyre që protestave u përgjigjeshin me armë dhe nesh, që armën tonë kemi durimin”.

“Sot ne bëmë dallimin e qartë mes atyre që protestave u përgjigjeshin me zjarrin e armëve luftarake dhe nesh, që armën tonë kemi durimin e zjarrin tonë kemi përkushtimin për Shqipërinë europiane! Faleminderit nga zemra policisë shqiptare. Super punë sot #Mirënjohje”, shkruan Lleshaj.

Article Logic
Execution time: 0.003993034362793