INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS

Protesta masive në Kosovë. Qytetarët bllokojnë rrugët, kundështojnë fushatën e serbëve [VIDEO]

Publikuar më: 16:32 29-03-2017

Banorët e Kosovës kanë zhvilluar protesta në qytete të ndryshme kundër fushatës elektorale që do të mbahet për zgjedhjet presidenciale serbe. Edhe pse kryeministri Aleksandër Vuçiç anuloi vizitën që do të mbante në Kosovë, dhjetëra persona kanë bllokuar aksin rrugor Prishtinë-Gjilan, në vendin e quajtur Llabjan për të kundërshtuar ardhjen e delegacionit serb. Edhe banorët e Rahovecit kanë bllokuar rrugën në Hoçë të Madhe me qëllim që të mos lejonin kalimin e autobusëve me banorë serbë. Po kështu banorët shqiptarë të Vushtrrisë dhe Mitrovicës kanë bllokuar rrugën për të ndalur serbët të takohen me përfaqësues të ndryshëm të politikës serbe. Ndërkohë mediat serbe kanë dhënë alarmin se rreth 60-të autobusë me serb që ishin nisur nga Serbia për ta mbështetur kandidatin për president të Serbisë, Aleksandër Vuçiç janë ndalur në jug të Mitrovicës. Nënkryetari i Partisë Përparimtare Serbe (SNS), Marko Gjuriq, deklaroi se barrikadat, të cilat janë vendosur në Kosovë në një aksion të sinkronizuar dhe të organizuar, janë sulm ndaj lirisë së lëvizjes së serbëve. Zgjedhjet presidenciale në Serbi do të mbahen me 2 prill 2016, ndërsa fushatë për këto zgjedhje është duke u bërë edhe në Kosovë.

Article Logic
Execution time: 0.0037860870361328