Shtetet e Bashkuara të Amerikës janë përfshirë nga protesta masive. Mijëra protestues janë mbledhur nëpër sheshe për të kundërshtuar presidentin Trump. Protesta u organizua nga të mbijetuarit e sulmit me armë në një shkollë në Florida dhe mbanin në duar pankarta ku shkruanin “Marsi për jetët tona, duke i kërkuar presidentit siguri për sulmet me armë.
Mbrëmjen e të premtes, Shtëpia e Bardhë mori vendimin për emërimin e oficerëve të armatosur përpara institucioneve arsimore, por as kjo nuk është e mjaftueshme për qytetarët. Organizatorët e protestës kanë bërë kërkesën e ndalimit të padistukueshëm të armëve në vend, ndërkohë që kanë paralajmëruar për një tubim prej më shumë se 1 milionë e gjysëm protestuesish përpara Shtëpisë së Bardhë në Washington.
Disa nga protestuesit kanë vendosur në shkallët e pallatit të pushtetit lokal 17 çanta dhe 17 palë këpucë, në kujtim të 17 viktimave të sulmit me armë në një shkollë në Florida në muajin shkurt.