INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protesta me tone të ashpra dhune, plagosen dy policë, garda kërkon ndërhyrjen e menjëhershme të FNSH-së

Protesta me tone të ashpra dhune, plagosen dy policë, garda kërkon ndërhyrjen e menjëhershme të FNSH-së

Publikuar më: 11:34 18-12-2017

Protestuesit janë përplasur fizikisht me dhunë me gardën dhe policinë.

Si pasojë e përleshjes fizike mes tyre pak më parë dy efektivë policie, njëri prej të cilëve nga reparti SHqiponja kanë mbetur të plagosur.

Polici i Shqiponjës ka marrë plagë në kokë, ndërsa mësohet se janë goditur me hunj nga protestuesit. 

Po ashtu, në shtyrje e sipër është rrëzuar në tokë edhe kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, por nuk është lënduar dhe është ndihmuar në as nga mbështetësit e LSI.

Në këto kushte, garda ka kërkuar përforcime dhe ndërhyrjen e FNSH-së. Më herët nga precipitimi humbi ndjenjat një grua. Po ashtu, protesta u shoqërua edhe nga tymuese shumëngjyrëshe.

Article Logic
Execution time: 0.0024650096893311