INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PROTESTA/ Ministra Gjonaj kërkon hetim për përgjegjësit e dhunës

PROTESTA/ Ministra Gjonaj kërkon hetim për përgjegjësit e dhunës

Publikuar më: 13:33 14-04-2019

Pas ministrit të Brendshëm Sandër Lleshaj, reagim për protestën e djeshme të opozitës ka bërë edhe Ministrja e Drejtësisë Etilda Gjonaj. Ajo doli sot para mediave, ku ndër të tjera nxiti organet e drejtësisë të hetojnë dhe çojnë para drejtësisë përgjegjësit e dhunës së djeshme.

Në të njëjtën linjë të përfaqësuesve të tjerë të maxhorancës, ajo tha se opozita ka frikë nga drejtësia e re.
“Nuk janë protesta të qytetarëve por të nxitura me akte dhune nga lidershipi i tyre. Në këto akte dhune dëmtohet Shqipëria.

Nxisim organet ligjzbatuese dhe organet e drejtësisë për të hetuar dhe çuar para drejtësisë përgjegjësit e kësaj dhune dhe për të bërë drejtësi për policët e dhunuar. Këto shfaqje e dëmtojnë Shqipërinë edhe në sytë e vendeve të tjera”, deklaroi ndër të tjera Gjonaj.

 

Article Logic
Execution time: 0.0031380653381348