INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protesta në Bulqizë për prerjen e pyjeve, Klosi u del në mbrojtje: Do përpiqem të anulojë kontratën

Protesta në Bulqizë për prerjen e pyjeve, Klosi u del në mbrojtje: Do përpiqem të anulojë kontratën

Publikuar më: 12:07 21-07-2018

Prej ditësh banorët e Bulqizës kanë dalë në protestë për të mbrojtur prerjen e pemëve në pyllin shekullor të Shesh Bulqizës.

Ditën e sotme për të folur mbi këtë temë Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, Blendi Klosi ka realizuar një takim me banorët.

Në fjalën e tij ai ju ka premtuar se si ministër do mundohet të pezulloj këtë kontratë.

“Ajo që duam të themi është se ne, unë si ministër, paçka se duhet të them se pylli është në pronësi të pushtetit lokal, tashmë kontratën duhet ta implementojë kryetari i bashkisë, unë do kërkoj në bazë të inspektimit që ka bërë Inspektorati i Mjedisit të kërkojmë pezullim të kontratës. Ju falënderoj se keni bërë një mision shumë të madh, atë të mbrojtjes” shprehet Klosi.

Ndër të tjera Ministri falënderoj banorët për revoltën e tyre për të mbrojtur këtë mrekulli natyrore.

"Ju japim të gjithë mbështetjen tonë. Revolta juaj është për të mbrojtur pyllin. Ju po mbroni pyllin, ju njeh gjithë Shqipëria. Jo po i mbroni pyjet ndërkohë që disa të tjerë i shkatërrojnë. Si ministër do bëj të gjitha procedurat ligjore për të kërkuar pezullim të kontratës. Qeveria jonë është me qytetarët e thjeshtë. Do godasim sistemin korruptiv që mbron abuzuesit. Kemi kërkuar që brenda vitit 2020 në Shqipëri të jenë mbjellë 20 milion e 200 mijë pemë" deklaroi Ministri.

protesta-1-e1532169854616.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0036590099334717