INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protesta në Francë, nis greva e hekurudhave në të gjithë vendin

Protesta në Francë, nis greva e hekurudhave në të gjithë vendin

Publikuar më: 14:40 01-06-2016

Pas një jave me protesta të dhunshme në të gjithë vendin kundër refomave të punësimit, sot në Francë ka nisur greva e hekurudhave. Vetëm 60 % e trenave të shpejtë pritet të jenë aktivë, ndërkohë që Sindikata e Punëtorëve ka kërkuar që të bllokohen edhe metrot e Parisit. Pritet te ketë reduktime edhe në transportin ajror, teksa situata është përkeqësuar veçanërisht javën e fundit, pasi Qeveria kaloi projektligjin duke anashkaluar Parlamentin dhe opozitën.

9 ditë përpara fillimit të Kampionatit Europian ka nisur greva e hekurudhave në Francë.

Vetëm 60 % e trenave të shpejtë pritet të jenë aktivë, raporton Organizata Shtetërore e Hekurudhave.

Greva e hekurudhave vjen në formë proteste ndaj ndryshimeve në oraret e punës, duke iu bashkuar protestave që po kryen në të gjithë Francën në lidhje me reformat e punësimit që kërkon të ndërrmarrë Qeveria.

Situata është përkeqësuar veçanërisht javën e fundit, pasi kabineti qeveritar kaloi projektligjin duke anashkaluar Parlamentin dhe opozitën.

Aktualisht trenat e shpejtë drejt Britanisë së Madhe funksionojnë normalisht, ndërsa vetëm 40 % e lëvizjes hekurudhore drejt Italisë dhe Spanjës është aktive, ndërkohë që Sindikata e Punëtorëve ka kërkuar që të bllokohen edhe metrot e Parisit.

Reduktime priten edhe në transportin ajror edhe pse ngjarja nuk lidhet drejtpërdrejt me reformat, por me faktin se pilotët e Air Francë kanë kërkuar rritje të pagave.

Sindikata e Punëtorëve ka programuar një protestë masive me 14 qershor, kundër veprimeve të Qeverisë Vals ditën që projektligji do ti kalojë Senatit.

Presidenti François Hollande ka deklaruar se Qeveria nuk do të tërhiqet nga reformat, pavarësisht protestave masive në të gjithë vendin dhe që jo pak herë kanë përfunduar në përplasje mes protestuesve dhe forcave të rendit.

Article Logic
Execution time: 0.0038728713989258