Ndërkohë që opozita ka paralajmëruar për protestë pasditen e sotme në orën 18:00, policia ka marrë të gjitha masat për të garantuar sigurinë e ndërtesës së Kryeministrisë.
Në fotot e siguruara nga LSA, shihen kangjellat e vendosura përreth ndërtesës dhe gardhi metalik që do të mbajë protestuesit në distancë nga ndërtesa e qeverisë.
Për protestën është njoftuar se do të angazhohen rreth 1500 forca policie, shumica prej të cilëve do të qëndrojnë para Kryeministrisë.
Ndërsa mësohet se kreu i qeverisë Rama nuk do të jetë në zyrën e tij pasi është jashtë vendit.