INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protesta në Rrugën e Kombit, Kryemadhi: Shenjë e fillimit të fundit për …

Protesta në Rrugën e Kombit, Kryemadhi: Shenjë e fillimit të fundit për …

Publikuar më: 12:34 31-03-2018

Kryetarja e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Monika Kryemadhi ka reaguar mbi protestën e dhunshme të ditës së sotme në Rrugën e Kombit.

Në një postim në rrjetin social facebook Kryemadhi thotë se “qytetarët e Kukësit dëshmuan qartas se fatet e një kombi nuk mund të jenë kurrsesi pjesë e lojërave perverse të një kryeministri të papërgjegjshëm”.

“Sot qytetarët e Kukësit dëshmuan qartas se fatet e një kombi nuk mund të jenë kurrsesi pjesë e lojërave perverse të një kryeministri të papërgjegjshëm.
Ata që kanë humbur besimin te drejtimi i qeverisë, tek ekonomia që po shkatërrohet sepse Edi Rama do të kënaqë orekset e oligarkëve, sot janë shumica dhe me të fortë se kurrë.
Revolta e tyre në Kukës është shenjë e qartë e fillimit të fundit për një qeveri që ka humbur besimin dhe mbështetjen, që po rrënon çdo ditë familjet shqiptare dhe që ndoshta sot mund të kuptojë që revolta ka qenë dhe mbetet fundi i çdo regjimi që sundon me dorën e krimit dhe korrupsionit”, shkruan Kryemadhi.

Article Logic
Execution time: 0.0039739608764648