INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protesta në Serbi, situatë e tensionuar para presidencës, Vuçiç: Nuk frikësohem

Protesta në Serbi, situatë e tensionuar para presidencës, Vuçiç: Nuk frikësohem

Publikuar më: 13:11 17-03-2019

Vijon të jetë e tensionuar situata në Serbi, ku protestuesit janë mbledhur para godinës së presidencës.

Protestuesit kundërshtojnë qeverisjen e presidentit Vuçiç duke e konsideruar autoritar.
Por ë një deklaratë për mediat kreu i shtetit tha se nuk do të lejojë askënd të kërcënojë përmes dhunës.

Duke komentuar protestat e mbrëmshme, kur protestuesit hynë me dhunë në objektin e Radio Televizionit të Serbisë (RTS), presidenti tha se midis organizatorëve të protestës kishte nervozizëm për "një numër të vogël njerëzish që protestonin.
Mbrëmë protestuesit u futën në ndërtesën e Radio Televizionit të Serbisë.

Pjesëtarët e xhandarmërisë serbe i nxorën demonstruesit dhe disa udhëheqës të opozitës nga ndërtesa e RTS, ku demonstruesit ishin futur për të kërkuar që t'iu jepej hapësirë në televizionin publik.

Duke komentuar protestën e mbrëmshme, kryeministrja e Serbisë Ana Bërnabic tha se shteti nuk do të tolerojë dhunë.

Article Logic
Execution time: 0.0034189224243164