INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
PROTESTA NESËR, reagon Nishani: Nesër godasim sërish dordolecët!

PROTESTA NESËR, reagon Nishani: Nesër godasim sërish dordolecët!

Publikuar më: 17:33 04-03-2019

Ish-presidenti Nishani, aktualisht në krye të Këshillit Kombëtar të Partisë Demokratike thotë se nesër pushteti do të marrë një tjetër goditje nga protesta e opozitës.

Ai shprehet se historia ka nisur dhe nuk ka kthim pas. Opozita ka paralajmëruar tubimin e radhës nesër para parlamentit në momentin që do të zhvillohet seanca.

"Sa më provokuese shfaqet urrejtja e regjimit të hajdutërisë ndaj popullit, aq më e madhe, më e fortë dhe masive kthehet revolta dhe dallga e përmbysjes së dordolecëve të izoluar nga telat me gjemba.

Dallga popullore ska më kthim pas.

Nesër godet përsëri.

Çdo ditë e më e fuqishme.

Historia ka nisur pa kthim" shkruan Nishani.

Article Logic
Execution time: 0.0034081935882568