INTV NEWS SHOWBIZ MAGAZINA MUSIC MOVIES FASHION MED+ SPORTS VIDEOS
Protesta opozitare e 16 Shkurt/ Lulzim Basha: ''T’i japim fund këtij grushti shteti''

Protesta opozitare e 16 Shkurt/ Lulzim Basha: ''T’i japim fund këtij grushti shteti''

Publikuar më: 11:14 09-02-2019

Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, në vizitën e tij në Mirditë, u bëri thirrje qytetarëve të mirditës të bëheshin pjesë e protestës opozitare që pritet të mbahet në datën 16 Shkurt.

Ndër të tjera lideri opozitar, lëshoi thirrje të forta, ku theksonte rrëzimin e qeverisë.

“Zgjedhjet janë asgjësuar, një gjë nuk e ka kuptuar Edi Rama. Kujtojani në 16 shkurt se zot i vendit, pronar i institucioneve nuk mund të jetë kurrë një njeri. Sovrani i institucioneve është populli, janë qytetarët. Ndaj ju ftoj qytetarë dhe qytetare, të gjithë së bashku më 16 shkurt t’i japim fund këtij grushti shteti nga kriminelët që e kanë marrë shtetin dhe institucionet peng,”- u shpreh Lulzim Basha.

Ndët të tjera, kreyetari i PD-së, ka theksuar se në një vend tjetër, kryebashkiaku i Durrësit Vangjush Dako dhe dhe ish ministri i Energjitikës Damian Gjiknuri, duket të kishëin përfunduar pas hekurave.

“Ata e lidhën fatin me kriminelët, kush e lidh fatin me kriminelët, i vjedh i mashtron qytetarët. Ju e keni provuar këtë në kurrizin tuaj. Ju i dini skandalet e kësaj qeverie. Gjushi do ishte prapa hekurave në vendet ku funksionon drejtësia. Edi Rama i mbron ata që kanë bërë masakër me vjedhjen e votave. i mbron se pas kësaj skeme është vetë Edi Rama. Edhe qeveria më e korruptuar në vend do e kishe futur në burg ministrin e tenderit tek Unaza e Re, por Rama e mbron se prapa kësaj qëndron shefi i qeverisë ,”- tha Lulzim Basha. /intv.al

1549704665_basha.jpghqdefault.jpgbasha_ne_mirdite.jpg

Article Logic
Execution time: 0.0038139820098877