Sot gjykata do të vendos masat e sigurisë për 16 të arrestuarit e protestës së opozitës.
Për të gjithë të pandehurit është mësuar se do të kërkohet “arrest me burg” nga prokuroria, ndërkohë që ndaj tyre rëndojnë katër akuza që nga shkatërrimi i pronës me zjarr e deri të goditja e dhuna ndaj punonjësve të policisë.
Arrestimi i tyre u bë në bazë të pamjeve filmike të policisë si dhe ato të vendosura në Kryeministri, të cilat kanë fiksuar të gjithë veprimet e protestuesve. Mes të ndaluarve ishte dhe një 80 vjeçar nga Lezha.