Kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj ka reaguar për protestën e artistëve dhe qytetarëve për mos shembjen e Teatrit Kombëtar. Ai tha se ashtu si edhe tek Pazari, Bulevardi e Sheshi, Tirana do fitojë sërish.
Ndërsa komentoi edhe mbërritjen e kreut të PD, Lulzim Bashës tek Teatri në mbështetje të artistëve.
Veliaj tha se është hera e parë që Basha shkon në Teatrin Kombëtar.
Kryetari i Bashkisë Tiranë, Veliaj reagon për protestën e artistëve e qytetarëve në mbrojtje të Teatrit Kombëtar.
"Si tek Lodrat, Pazari, Bulevardi e Sheshi, Tirana do fitojë sërish. Është lajm i mirë që pas kaq vitesh teatër në politikë, Lulzim Basha shkon për herë të parë në teatër. S'besoj tallashi i ngjan ndonjë teatri në Holandë, ku më i fundit është Theatre de Stoep,"-tha Veliaj.