Ndërkohë që opozita e bashkuar pritet të protestojë ditën e sotme, duke filluar që nga ora 10:00, përpara Parlamentit, duke kërkuar largimin e Edi Ramës dhe krijimin e një qeverie tranziore dhe zgjedhje të lira dhe të ndershme, Policia e Shteti ka "fortifikuar" institucionet nga forca të shumta policore.
Siç mund ta shihni nga fotot e mëposhtme, blutë janë në gatishmëri dhe sipas informcioneve kanë dalë në detyrë që në orët e para të mëngjesit, për t'u përgatitur për çfarëdolloj situate.
Vendi ku janë përqëndruar më shumë forcat policore, është para Parlamentit të Shqipërisë, vëndi ku pritët të mblidhen edhe protestuesit nga i gjithë vendi.
Ajo që bie në sy është edhe teli me gjemba i cili është vendosur sërish, për t'i mos i lejuar protestuesit të mësyjnë drejt Parlamentit.
Kujtojmë që opoztës nuk ju dha leja për të kryer protestën. Gjithsesi, ish-deputetët e opozitës ju bënë thirrje qytetarëve të mos tremben, por të vijnë të protestojnë për të drejtat e tyre, sipas të cilëve qeveria e Edi Ramës jua mohon./intv.al